“Shkatërrove familjen”, ndahen Wanda Nara dhe Mauro Icardi
Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë pa dyshim dyshja më e komentuar në botën e futbollit, edhe për shkak të mënyrës sesi nisi historia e tyre e dashurisë.
Mirëpo, duket se ylli i PSG dhe modelja argjentinase i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.
Një mesazh i modeles në Insta-Story, tregon qartë se çifti nuk është më bashkë dhe shkak për këtë është bërë tradhtia nga sulmuesi argjentinas.“Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, është mesazhi i Wanda, që ka hequr futbollistin nga lista e ndjekësve të saj.
Dyshohet se vajza që është bërë shkak për ndarjen është aktorja Eugenia Suarez, pasi modelja e ka hequr edhe atë. Fansat e dyshes dyshojnë se Icardi e ka tradhtuar Wandën me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u ndarë nga sulmuesi.
/News31