Shkarkimi i Presidentit, reagon Ilir Meta: Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!
Sikurse ishte paralajmëruar edhe më herët, PS po konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Sipas "News 24" 47 deputetë socialistë kanë firmosur propozimin e bazës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor.
Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se të gjithë duhet të përqëndrohen në mbylljen e procesit zgjedhor, e sipas tij asgjë nuk ka përfunduar.
Ndër të tjera Meta shkruan se duhet të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankesederi në rinumërimin e votës së fundit.
“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore! “- shkruan Presidenti.
Prej disa ditësh PS ka iniciuar procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, teksa sipas tyre kanë bërë shkelje të rëndë gjatë dhe para procesit zgjedhor./