SHBA kundër pasaportës së vaksinimit: Privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhen mbrojtur
Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar futjen e pasaportave të detyrueshme federale të vaksinimit kundër koronavirusit, duke shtuar se privatësia dhe të drejtat e qytetarëve duhet të mbrohen.Skemat për të futur pasaporta të tilla janë shpallur në të gjithë botën si një mënyrë për të mundësuar qarkullimin e sigurt të njerëzve gjatë luftimit të pandemisë. Por kritikët thonë se dokumente të tilla mund të jenë diskriminuese.
Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha në një dalje për mediat se nuk do të ketë bazë të dhënash federale të vaksinimeve ose detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi.
“Qeveria nuk po mbështet dhe as nuk do të mbështesë një sistem që u kërkon amerikanëve të mbajnë një certifikatë,” tha ajo.
“Interesi ynë është shumë i thjeshtë të drejtat e amerikanëve duhet të mbrohen, që këto sisteme të mos përdoren kundër njerëzve padrejtësisht.”
Ky vendim vjen në kohën kur SHBA ka raportuar më shumë se 550,000 vdekje të lidhura me virusin dhe gati 31 milion raste, numrat më të lartë në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.