"Të thuash që pamja s'ka rëndësi, është gënjeshtër idiote"- sa dakord jeni me deklaratën e Sharon Stone?
Aktorja e njohur, Sharon Stone, është dalluar gjithnjë për talentin e saj, por edhe konsiderohet një grua e bukur. Për të, pamja ka rëndësi dhe ata që thonë ndryshe vetëm po gënjejnë: "Të thuash që pamja nuk ka rëndësi është një gënjeshtër e madhe idiote. Nuk e kupton sa shumë rëndësi ka si dukesh, derisa nuk e ke më."
Nga ana tjetër, Sharon ka treguar se në karrierën e saj është ndjerë shpesh e gjykuar në mënyrë të padrejtë, por me kalimin e viteve është mësuar të ndihet mirë me trupin e saj dhe të mos dëgjojë komentet e të tjerëve.
"Nuk ke pse qëndron një vajzë e bukur përgjithmonë. Duhet të përballemi me faktin që nuk asnjë problem të jesh një grua e rritur dhe inteligjente. Nëse partneri yt nuk e kupton këtë, nuk është një i rritur dhe nuk duhet të jesh me të."- ka shtuar ajo.
Thënë kjo, a ka rëndësi pamja e jashtme? Psikologët thonë se studimet kanë treguar se po. Në përditshmëri, në marrëdhënie romantike apo në punë, mënyra si dukemi jep impaktin e parë. Gjithsesi, ata theksojnë se nuk mund të bazohemi te pamja fizike e dikujt për të kuptuar karakterin e tyre. Po ju si mendoni? A ka ndikuar në situatat e jetës suaj mënyra si dukeni? Votoni në sondazhin e mëposhtëm. /News31
Burimi: FoxNews