(Video) Zjarri përfshin sërish Beirutin, çfarë po ndodh në qytetin e Lindjes së Mesme?

One
Telekom

Beiruti nuk gjen paqe. Rreth një muaj më parë, ai u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në portin e qytetit, që rrafshoi ndërtesa të tëra dhe la rreth 200 viktima. Shumë persona rezultojnë të humbur, ndërkohë që mijëra kanë mbetur të pastrehë. Si të mos mjaftonte kjo, javës që lamë pas, porti u përfshi sërish nga një zjarr masiv. Edhe këtë herë, ai u shkaktua nga lëndët që ndodheshin të depozituara në port.

Për njerëzit që ende nuk e kanë kaluar tronditjen e këtyre dy ngjarjeve, ajo e mëngjesit të sotëm ishte një tjetër goditje. Ndërtesa e njohur e arkitektit Zaha Hadid, është përfshirë nga flakët. Godina në formë ovale ishte dëmtuar nga shpërthimi i gushtit, pasi ndodhet afër portit të qyetit. Ajo momentalisht po rikonstruktohej dhe mendohej se dëmtimet kapnin vlerën e 7 milionë dollarëve.

Facile
Facile
My Dental

Pas shpërthimit të zjarrit, forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në kohë në vendngjarje dhe kanë arritur të kontrollojnë situatën, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur. Ende nuk dihet shkaku, por mediat lokale raportojnë se mund të ketë qenë një incident gjatë punimeve. /News31


Burimi: ArabNews