Selvija dedikim romantik Shpatit: Unë jetoj me zërin tënd
Shpat Kasapi dhe Selvije Jao janë një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar pasi e bënë publike lidhjen e tyre pak muaj më parë. Megjithatë kjo fazë nuk zgjati shumë për dyshen pasi në janar të këtij viti, këngëtari dhe bukuroshja brune shpallën fejesën.
Ndërkohë që Shpati dhe Selvija kanë fituar shumë shpejt simpatinë e publikut, kjo e fundit I ka bërë sot partnerit të saj një dedikim që na ka emocionuar të gjithëve.
Selvija ka publikuar në Instastoryn e saj një moment nga provat muzikore të këngëtarit të njohur, dhe e ka shoqëruar më këtë shkrim:
“Sa me fat jam që dëgjoj çdo ditë zërin tënd. Nuk lodhem duke pritur me orë të tëra në çdo aktivitet tëndin, shpirt. Ti këndo unë jetoj me zërin tënd”.
Ky dedikim romantik na ka ngrohur zemrat të gjithëve, dhe duket se gjërat mes çiftit po shkojnë për mrekulli. Më parë ata janë shprehur se do donin që të bënin një dasme në pranverë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit e kanë shtyrë për një moment të dytë, në verë ose në vjeshtë.