LIFESTYLE 20 Tetor 2021, 12:11

Së shpejti “Facebook” do të ndryshojë emrin! Si do ta quajë platformën Mark Zuckerberg?

Së shpejti “Facebook” do të ndryshojë emrin! Si do ta

“Facebook” është bërë një fjalë që e themi po aq shpesh sa “Po” dhe “Jo”, por shumë shpejt ky rrjet social nuk do të quhet më kështu. Ai do të ndryshojë emrin e tij dhe kjo do të bëhet javën e ardhshme!

Pas përfshirjes në shumë skandale që lidhen me të dhënat e personave të regjistruar në gjigandin social dhe shumëçka tjetër, sipas Daily Mail, rrjeti më i madh social që ka në zotërim edhe Instagram e WhatssApp do të ndryshojë emrin, si një mënyrë për të “pastruar” imazhin.

Thuhet se drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë në 28 tetor, por mund të zbulohet edhe më shpejt, sipas Verge.

Kjo lëvizje, vjen fiks në një kohë kur po flitet, për ndërtimin e të ashtuquajturës “metaverse”, një botë në internet ku njerëzit mund të përdorin pajisje të ndryshme për të lëvizur dhe komunikuar në një mjedis virtual.  Në shtator, Facebook njoftoi se fillimisht do të investonte 50 milionë dollarë për ta ndërtuar, një veprim që Mark Zuckerberg e përshkroi si të rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë.

Të martën, u lajmërua se do të hapeshin 10.000 vende pune në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj metaverse.

Verge thotë se një emër i mundshëm për kompaninë mund të jetë “Horizon”, pasi së fundmi edhe platformën e lojërave VR u quajt “Horizon Worlds”.

/News31