GOSS-BIZ 7 Qershor 2021, 23:10
S'e kam me ty- Jonida Aliçkolli dhe Isli Islami sjellin emisionin e emisioneve...
NEWS-31
Jonida shpjegoi se askush nuk duhet të marrë asgjë personale pasi situatat do trajtohen me nota humori."Do përpiqemi të krijojmë një lloj atmosefere që ne e kemi me miqtë tanë, me kolegët tanë. Del diçka në Instagram, televizion, radio, TikTok, ne e kemi gjithmonë një koment. Menduam që pse ky koment mos të bëhet me mikrofon hapur dhe kamerën që po na xhiron tani."- tregoi Isli.
Por, përveç kësaj, "S'e kam me ty" përfshin edhe disa rubrika shumë të bukura siç është "Talent është edhe moda", ku do gjejnë veten gjithë personat që kanë dëshira, që i kanë realizur falë mundësive që u kanë dhënë rrjetet sociale (edhe pse me mungesë të theksuar talenti). Ndërkohë, "Me ty e kam me ty" është një tjetër rubrikë që i dedikohet në mënyrë të veçantë fenomeneve që na çudisin çdo ditë gjatë përditshmërisë sonë. "S'e kam me ty" duket si një paketë që i ka të gjitha..."Ne do të komentojmë me ironi dhe humor gjithçka që do të ndodhë në ekrane, mediat sociale apo radio. Ka shumë materiale për të komentuar. Nisur nga titulli "S'e kam me ty", askush nuk duhet ta marrë personale sepse do e trajtojmë në mënyrë ironike-satirike situatën."- u shpreh Jonida.
/News31View this post on Instagram