“Së bashku do qeshim dhe do qajmë!” Alban Ramosaj zbulon surprizën e madhe për fansat



Pas “Kënga Magjike”, Alban Ramosaj solli “Shpirto”, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku. Mirëpo, kanë kaluar katër muaj nga publikimi i saj dhe fansat duan të dëgjojnë projekte të reja nga ai. Ndonëse këtë periudhë ka qenë i rezervuar në publikimin e këngëve të reja, sot Albani ka zbuluar surprizën e madhe: Një album.





Përmes një postimi në Instagram, artisti shkruan se album përmban 20 këngë që do jenë në shqip, anglisht dhe në gjuhë të tjera. Ai nuk ka zbuluar ende datën e publikimit të tij, por shkruan se deri atëherë mund të sjellë edhe ndonjë projekt muzikor.






“Që nga periudha e Këngës Magjike dhe publikimit të këngës #Shpirto e der’ më sot kam qenë i rezervuar me publikimin e këngëve të reja- Me arsye! Ju premtoj. Ndaj me gëzim dhe entuzjazëm faktin që sot shënon dita ku kam përzgjedhur për vete 20 nga 164 këngë e demo që shkrova për t’ja përveshur punës drejt gdhëndjes së *drum roll*… Albumit tim të parë!! -i cili do të jetë i mbushur me kënge Shqip, Anglisht, (madje dhe gjuhë të tjera, por të mbeten surprizë këto) ritmike, balada, bashkëpunime të ndryshme me DJ, këngëtarë/(e) shumë te dashur për ju si dhe të rinj. Së bashku do qeshim e do qajmë, do kërcejmë e do ulemi ne mendime e do lundrojmë nepër kujtime.. Nuk supozohesha të indikoja asnjë informatë mbi ktë gjë sepse akoma nuk kam një ditë kur do të publikohet krahas kësaj mundohem ti qëndroj besnik shprehjes “Work in silence and let actions speak” e mbi të gjitha ngaqë jam në fillim të strukturimit të projektit, por ata që jan të afërmit e mi e dinë që s’më mban barku asgjë për vete, sidomos lajme të tilla.  Ju do Albani fort, dhe der’ sa të publikohet Albumi, se mos lançoj ndonjë kënge e klip tek-ktu, nuk i prish punë ‘kujt, apo jo? 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

/News31