Sara na i rrëfeu të gjitha: Që nga mënyra si i tregoi Ledrit shtatzaninë e deri te dita e lindjes dhe emri i vajzës!
Sara Hoxha është prej kohësh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të pritjes së ëmbël që është që nga vera e këtij viti.
Ajo ç’ka dimë deri tani është që bukuroshja shqiptare është larguar në Gjermani bashkë partnerin e saj, Ledri Vula, ku po presin ditët e fundit të shtatzanisë.
Ditën e sotme, në një seri pyetje-përgjigjesh, Sara ka treguar fillimisht si ia ka treguar Ledrit lajmin e mirë.
“Jo ashtu siç kam menduar që do të ndodhte. Isha në Gjermani kur e kam marrë vesh dhe më duhej t’ja tregoja nëpërmjet telefonit me kamera”, - shkruan Sara ndërkohë shpërndan edhe një screenshoot të bisedës ku të dy shihen të përlotur dhe të lumtur.
Pyetjes, që në fakt po i mundon të gjithë, se kur do të vijë në jetë vajza, ajo i përgjigjet: “Ah, sikur të ishte dikush të ma tregonte dhe mua. Do isha shumë e çliruar!”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Sara i bëri Ledrit një rreng duke u shtirur sikur i kishin plasur ujërat, video kjo që u bë virale në rrjet. Por si ishte reagimi i reperit?
“Të bërtitura jo [nuk bëri], mërzitje më shumë. E gjithë dita na shkoi kështu: ‘Tani do ishim te spitali’, ‘Tani do e kishim në krahë’, ‘Tani do e kishim parë’”, - përgjigjet Hoxha.
Sakaq, e pyetur për emrin e vajzës, ajo tregon se akoma nuk kanë vendosur një emër, por do t’ja vendosin sapo ajo të lindë.