Mjaftoi një detaj për të kuptuar që Sara Hoxha është në ditët e fundit të shtatzënisë

Në fakt, kemi realisht tre muaj që themi se Sara Hoxha është drejt fundit të shtatzënisë. Por, këtë herë vërtetë që Sarën dhe Ledrin i ndan shumë pak nga takimi i parë i me vogëlushen.

Pse jemi kaq të sigurt? Falë postimit të Sarës në Instagram. Ajo ka postuar një foto krahë Ledrit, ku çifti shihen duke udhëtuar me avion. “Po nisemi”, ka shkruar ajo duke treguar kështu se sëbashku me reperin janë nisur drejt Gjermanisë. Sara dhe Ledri kanë zgjedhur pikërisht këtë destinacion për të sjellë në jetë më të voglën e familjes. Pra, e famshmja ‘due date’ është më pranë se kurrë! Çifti herë pas here kanë shprehur entuziazmin për shtatzëninë në rrjetet sociale, ndërsa ‘vulën’ ia vendosi kënga “Si baba” që Ledri ia dedikoi si dhuratë të parakohshme së bijës.

My Dental

 

Tik-tok-tik-tok, tashmë presim të dëgjojmë lajmin e shumëpritur nga fansat e reperit dhe Sarës. Kurioziteti nuk është i pakët! /News31