Sara dhe Geliani marrin vendimin drastik, shkak u bë Atdheu
Sara dhe Geliani kanë tërhequr deklaratat e bëra për njëri-tjetrin pasi u shprehën pak ditë më parë se janë në Për'puthen vetëm për njëri-tjetrin. Ashtu sikurse mund ta merrni me mend shkak është bërë Atdheu. Kohët e fundit, Sara dhe Atdheun kanë qenë shumë pranë dhe këtë e kanë reflektuar edhe në rrjetet sociale. Dyshja ka publikuar foto e video duke mos i fshehur dedikimet romantike. Këto nuk kanë kaluar në heshtje nga Geliani, i cili po në rrjetet sociale e ka quajtur "shumëfytyrëshe", teksa sot shkroi se Sara nuk ekziston më për të.
Në studio ditën e sotme Sara e konsideroi "të nxituar" deklaratën e saj duke u shprehur se donte t'i jepte Gelianit një mundësi për ta njohur. Nga ana tjetër, Geliani u shpreh i zhgënjyer nga fotot e videot që kishte parë në rrjetet sociale.
Po mes Antonelës dhe Atdhut ç'po ndodh? Për kujtesë, ishte Antonela ajo që kërkoi rikthimin e tij në emision duke u shprehur se do që të vijojnë njohjen bashkë. Mirëpo, dy konkurrentët kanë zhvilluar vetëm një takim duke vijuar njohjen me persona të tjerë. Kështu, ditën e sotme Atdheu tha se mes tij dhe Antonelës ka ndodhur diçka teksa vetë Antonela tha se është neutrale ndaj kësaj situate. Sakaq, ajo ka ftohur marrëdhënien me Sarën me të cilën gëzonte goxha miqësi. Ato thanë se nuk janë zënë, thjesht marrëdhënia mes tyre s'është si më parë.
/News31