Salsano Rrapi i del në mbrojtje Aleks Seitajt dhe thumbon Rezart Veleshnjan!



Shumë personazhe të botës së ekranit dhe ndjekës të ndryshëm janë përfshirë në debatit e djeshëm mes dy aktorëve të “Portokallisë” Rezart Veleshnja dhe Aleks Seitaj. Mes tyre është edhe kolegu i tyre, njëherësh moderatori i programit të humorit, Salsano Rrapi.  Ky i fundit i ka dalë në mbrojtje Aleksit teksa nuk e ka kursyer një thumb për Rezartin. Salsano ka shpërndarë në Instastory një video të një prej skeçeve të tij në “Portokalli” ku vjen në rolin e një femre ashtu si Aleksi në rolin e Vezires.





“Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, ka shkruar Salsano dhe ka etiketuar në postim Aleksin.






E gjitha nisi ditën e djeshme pasi Rezarti tha në “Shqipëria live” se Aleksi në parodinë e fundit të publikuar në Youtube tregon se është homoseksual, teksa e etiketoi si një video që nuk duhet parë nga fëmijët. Më vonë erdhi edhe reagimi i Aleksit i cili përmes një videoje në Instagram ka sqaruar se në parodinë e tij +18 ka qenë në petkun e personazhit, pra “Vezires”. Aktori i “Portokalli” më pas i ka thënë Rezit ta tregojë veten me punë e jo duke sulmuar kolegët nga hiçi.

/News31