Salsano Rrapi flet për herë të parë se si i duket Fjoralba Ponari si prezantuese



Salsano Rrapi ishte sot i ftuar në rubrikën “N’fermë” me Mariana Kondin në emisionin “E diell”. Një nga pyetjet e aktores për të ishte në lidhje me Fjoralba Ponarin, me të cilën ai ka bashkëmoderuar këtë sezon spektaklin e humorit “Portokalli”. Ajo e ka pyetur se si i është dukur 27 vjeçarja në fillim si prezantuese. Salsano është përgjigjur duke theksuar se Fjoralba është bashkëpunëtore shumë e mirë dhe se shumë shpejt ajo kuptoi sekretin se si duhet të jetë një moderatore e një programi të tillë.





“Është shumë e mirë. Fjoralba është një bashkëpuntore shumë e mirë dhe unë ngela shumë e kënaqur nga bashkëpunimi me të këtë sezon sepse ajo shumë shpejt e kuptoi sekretin se si duhet të jetë një moderatore e një programi të tillë. Është shumë e shkathët, kërkuese, punëtore dhe shumë bashkëpunuese”, është shprehur ai.






Më pas Mariana i ka kërkuar Salsanos t’i vendosë një notë Fjoralbës.

“Mos na sikletos me nota. Nga 1 te 10-ta…9-të”, është përgjigjur ai teksa milte lopën në fermë. /News31