Ti nuk vishesh keq, thjesht je i varfër dhe këtë na e kujtoi Loredana



Loredana është një “bad girl” e vërtetë, që nuk i trembet as policisë, as skandaleve, sidomos kur ka dy vëllezërit e saj me vete. Jo, nuk u çmendëm, por pak a shumë këtë mësuam nga kënga e re e reperes, “Rockstar”.





Nuk është në vetvete qëllim jete, por le të themi se impresionohemi jo pak kur mësojmë se sa kanë investuar këngëtarët shqiptarë për klipet muzikore. Sa për shpenzimet e Loredanës në videon e re, mjafton të shohim shifrën për dy veshjet që ka zgjedhur të shfaqet në “Rockstar”. Gati? Ok. Për kombinimin e parë, ku dominon e kuqja, Lori ka shpenzuar plot 33,810 paund. Me pak fjalë, diku tek 37 mijë euro. (Fajin e ka Rolex-i që kushton 29 mijë euro…)






Ndërsa, për kombinimin e dytë, pa Rolex këtë herë, Loredana ka shpenzuar 1959 paund, përkthyer në euro: €2164. Në total, llogaritet që dy kombinimet e reperes në klipin e fundit të kenë kushtuar 38,892 euro. Kaq kishim. Nuk ia vlejnë fort komentet në këtë rast… /News31