©31 18 Nëntor 2017, 00:00

Ryan Gosling dhe Eva Mendes, artistët që nuk donin të rriteshin kurrë

Ryan Thomas Gosling artisti i lindur në vitin 1980 në pamje të parë ngjan me një mashkull të urtë e të ëmbël por që në këtë artikull do të mësoni se jeni gabuar mbi këtë opinion. Ai e nisi karrierën e tij që fëmijë në "Disney Channel" në klubin e fëmijëve të quajtur "The Mickey Mouse". Aktori ka rrëmbyer dhjetra çmime të rëndësishme në karrierën e tij pasi talenti dhe pasioni i kanë mundësuar role të rëndësishme që kërkojnë angazhim. Mos mendoni se ai ka shkëlqyer vetëm në filmin e famshëm "The Notebook". Gjatë fëmijërisë së tij ka qenë viktimë e bulizmit dhe deri në moshën 15-vjeçare nuk ka pasur asnjë shok. Ëndrra e tij më e madhe ka qenë të mos rritet kurrë pasi jeta e një të rrituri ishte shumë e vështirë për të. Edhe pse është shndërruar në një artist të madh, shpeshherë nëpër intervista ai e përmend i mallëngjyer këtë ëndërr të pamundur.

Ryan nuk ka pasur një fëmijëri të zakonshme dhe kjo jo për shkak se ka pasur probleme familjare por sepse në fëmijëri ai është diagnostikuar me një simptomë të quajtur "ADD" që e bën nervoz dhe të shpërqëndrohet shumë lehtë nga çdo gjë. Gjatë periudhës së shkollës ka qenë i dhunshëm dhe për shkak se nuk kishte shoqëri ai është përjashtuar nga shkolla pasi morri me vete një set thikash gjatë mësimit për t'ja hedhur nxënësëve të klasës. E tmerrshme apo jo, një fëmijë i vogël me kaq shumë urrejtje pasi thjeshtë nuk dëshironte të rritej.

Le të ndalemi pak tek filmi i tij më i famshëm "The Notebook" i cili edhe pse ka 10 vite që është prodhuar vazhdon të mbetet një ndër filmat më të shikuar të të gjitha kohërave i renditur i dyti pas Titanikut. Realizimi i këtij filmi ishte shumë i vështirë për Ryan pasi të punosh me Rachel McAdams ishte një tmerr i vërtetë. Edhe pse ata krijuan një lidhje të vërtetë gjatë njohjes në setin e xhirimit ata ishin karaktere krejtësisht të kundërt. "Rachel i urrente puthjet apo skenat e nxehta gjatë xhirimit, por këto ishin të pashmangshme, ajo ishte një tmerr i vërtetë. Shumë nevrike dhe nuk do të doja kurrë të punoja më me të"- është shprehur aktori gjatë një interviste. Ajo çfarë është shumë interesante tek "The Notebook" është fakti se filmi është shtrirë gjatë një periudhe kohore 4-vjeçare dhe u deshën po 4 vite xhirim për të kaluar nga adoleshenca e personazheve, tek rinia e tyre.

Eva de la Caridad Méndez lindur më 1974 e njohur profesionalisht si Eva Mendes është aktorja dhe bizsnesmenia amerikane e cila ndan të njejtën ëndërr me bashkëshortin e saj Ryan Gosling. As ajo nuk kishte absolutisht dëshirë të rritej e të merrte mbi shpatulla përgjegjësitë e jetës. Fillimisht Eva ka qenë fotomodele e zbuluar rastësisht nga një fotograf nëpërmjet miqve të tyre të përbashkët. Ajo e nisi rrugëtimin e modelingut kur ishte mjaft e re. Eva është bërë imazhi i shumë kompanive kozmetike dhe është detyruar që adoleshente të pozojë nudo, në qytetin ekzotik të lindjes, Miami. Rolet e saj të para filmike datojnë në vitet '90 ku spikati për tiparet e saj të egra të fytyrës. Mendes ka marrë pjesë në shumë filma aksion dhe ka fituar një sërë çmimesh edhe si modele edhe si aktore.

Edhe pse është një femër e suksesshme në industinë e Hollywood ajo gjithmonë ka preferuar ta mbajë jetën e saj private. Dëshira e saj për të mos u rritur kurrë ashtu si "Peter Pan" dhe Ryan Gosling vjen për shkak të traumave që ka kaluar si modele. Shpeshherë Evës i janë kërkuar favore seksuale nga fotografë dhe regjisorë të ndryshëm dhe sigurisht si çdo femër tjetër është ndjerë e cënuar, e ofenduar dhe e pashpresë për të ardhmen. "Do të doja të isha fëmijë përgjithmonë. Gjithçka është më e lehtë kur je e mitur, sidomos për vajzat që janë gjatë gjithë kohës preh e ngacmimeve seksuale. Unë do t'i përkrah gjithmonë femrat. Jam një feministe e thekur"-është shprehur Eva Mendes në intervista të ndryshme.

Si Ryan ashtu edhe Eva kanë pasur lidhje të tjera pa domethënie gjatë karrierës së tyre. Ata të dy janë njohur gjatë xhirimeve të filmit të tyre të përbashkët "The Place Beyond the Pines" në vitin 2011. Kishte një kimi të fortë midis tyre, duket se ishin të shkruar për njëri-tjetrin jo më kot kanë kanë kaq shumë të përbashkëta. Së bashku ata kanë dy vajza; Esmeralda Amanda Gosling dhe Amanda Lee Gosling. A janë ata të martuar pasi për vite të tëra fansat e tyre kanë qenë mjaft konfuz mbi këtë fakt, në fund të fundit ata janë prindër të dy vajzave të bukura. Lajmet e fundit mbi ta tregojnë se çifti i famshëm ka lidhur kurorë fshehurazi në muajin shtator. Ata kanë organizuar një ceremoni private në shtëpinë e tyre në Los Angeles dhe të ftuarin numërohen me gishta. Të pyetur nga gazetarë të ndryshëm ata e kanë mohuar këtë martesë por burime për portalet "US Weekly" dhe "Hollywood Life" janë shprehur se ata jo vetëm që janë martuar por kanë detyruar të gjithë të ftuarit të nënshkruajnë një kontratë ku nuk u lejohet të tregojnë se kjo ceremoni ka ndodhur në të vërtetë.

Mesa duket ata janë treguar fëmijë të vërtetë, në fund të fundit dëshira e tyre më e madhe ishte të mos rriteshin kurrë. Megjithatë fansat janë treguar të vrazhdë kundrejt tyre. Ata janë ndjerë të mashtruar dhe se kanë të drejtë ta dinë nëse Ryan dhe Eva janë martuar apo jo.

[gallery size="full" gss="1" ids="|"]