GOSS-BIZ 24 Shtator 2020, 08:35
"Propozim si në ëndrra", Rudina Dembacaj i tha "PO" Mark Frrokut
NEWS-31
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë hedhur një tjetër hap në dashurinë e tyre. Gjatë një 'arratisjeje' romantike larg vendit, Marku i ka propozuar për martesë Rudinés
Gjithçka ka ndodhur në Kapadokia, ku Rudina duket më e emocionuar se kurrë në fotot e publikuara në Instagram. Sipas përshkrimit të aktores, gjithçka ka qenë e përgatitur nga Marku, i cili e ka surprizuar edhe këtë herë partneren. "As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë. Ps. I thashë PO!", ka shkruar ndër të tjera Dembacaj.
https://www.instagram.com/p/CFgzXA_ndCY/?igshid=1cnuyw8co5heg
Tani, mbetet të presim ditën e dasmës! /News31