LIFESTYLE 23 Maj 2021, 17:49
Rruga drejt dobësimit pa dietë, pa palestër e pa ndërhyrje… zgjat vetëm 20 minuta!
NEWS-31
Ndërsa temperaturat janë çdo ditë në rritje e vera sapo ka trokitur, të gjithë kemi filluar planet për të pushuar. E teksa bëjmë “search” për vende të ndryshme, kemi nisur edhe “search” për mënyrat efektive se si të biem në peshë, në mënyrë që të kemi një trup të bukur, elegant dhe të tonifikuar. Ndonjëherë dieta dhe ushtrimet fizike nuk mjaftojnë! E ndoshta humbja në peshë mund të duket si diçka e pamundur , por duhet të dini se ka një zgjidhje optimale. Bëhet fjalë për dobësimin nëpërmjet balonit gastrik, rreth të cilit jemi të bindur se keni dëgjuar, sepse është metoda më e sigurtë për rënien nga pesha.
Produkti me vlerësimet më të mira në lidhje me balonin gastrik është “Elipse” nga Allurion. “Elipse” nuk është vetëm një balon gastrik, por një program i mirëfilltë dobësimi pa kirurgji, pa endoskopi dhe pa anestezi që në Tiranë realizohet nga ekspertët e klinikës “Zogu i Parë”.
Si funksionon?
Duke zënë hapësirë brenda stomakut, baloni gastrik mundëson ndjesinë e ngopjes . Kjo eliminon urinë dhe bën që të hani më pak gjatë vakteve.
Avantazhet që ofron:
Krahasuar me procedurat e tjera kirurgjikale, të tilla si; bypass gastrik, palosja gastrike, unaza etj, kjo proçedurë ka në sërë avantazhesh, si:
-Pa kirurgji, pa anestezi, pa endoskopi.
-Është zgjidhja më e lehtë dhe më pa dhembje, jo vetëm për të humbur kilogramët shtesë por sidomos për të mësuar organizmin tonë me një mënyrë të re ushqyerje.
-E gjithë procedura me “Elipse” zgjat 20 minuta dhe baloni kalon në stomakun tuaj duke u përtypur nga ju vetë (një gotë ujë do t’ju ndihmojë sigurisht).
-Për ta hequr këtë balon, nuk është e nevojshme asnjë ndërhyrje sepse ai do të largohet vetë nëpërmjet aparatit tretës, në momentin e duhur.
-Proçedurë e sigurt shumë efikase / rezultative.
Si vendoset baloni gastrik Elipse?
Baloni gastrik “Elipse” vendoset në stomak nga mjeku në një seancë të shkurtër prej vetëm 20 minutash, në ambulator. Gëlltitet një kapsulë e cila është balona e shfryrë. Kapsula është e lidhur me një tub shumë të hollë. Nuk ka nevojë për operacion, endoskopi * ose anestezi.Kur kapsula arrin në stomak, mjeku përdor tubin për të mbushur balonin me lëng. Mjeku do të heqë butësisht tubin dhe ju mund të shkoni në shtëpi. Pas afërsisht 16 javësh në stomak, valvula e lëshimit të balonës do të hapet për ta lejuar të zbrazet dhe nxirret natyrshëm përmes sistemit të tretjes.
Kjo është një metodë komode dhe e sigurtë për të filluar një udhëtim drejt një jetese më të shëndetshme. Në këtë mënyrë çdo pacient, pas 20 minutave, nis rrugëtimin drejt një trupi për tu patur zili.
/News31View this post on Instagram