Rritet numri i viktimave nga Covid-19, 153 persona rezultojnë pozitivë

One
Telekom

Pesë pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të përditësimit të informacionit raporton se 153 persona rezultojnë pozitivë me Covid-19.

Rastet e reja të infektimit përfshijnë disa qytete, si në vijim: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.

Facile
Facile
My Dental

Në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi” janë aktualisht të shtruar 178 pacientë. Prej tyre, 13 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 janë të intubuar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët që humbën jetën përgjatë 24 orëve janë një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.

Nga ana tjetër, 57 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19. /News31