Romir Zalla flet për skenat intime me Ema Andrean dhe rikthimin në "Portokalli"
Aktori Romir Zalla ishte ditën e sotme i ftuar në "Pushime on top", ku zbuloi detaje në lidhje me serialin e tij më të ri, i cili ka ngjallur mjaft debate, ndonëse ende nuk ka dalë për publikun. Një prej skenave shumë të komentuara, është ajo e momenteve intime me aktoren Ema Andrea. Ditën e sotme, Romiri theksoi: “Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”.
Më tej ai foli edhe për “Portokalli” ku u rikthye pas 5 vitesh shkëputje. Romiri tha se rikthimet janë gjithmonë të bukura, duke shtuar se ky është një spektakël ku punohet fort për të argëtuar dhe edukuar publikun.
“Portokallia tashmë është brand dhe tashmë është e konfirmuar. Nuk janë pak, po hyjmë në vitin e 18-të të këtij produksioni, i cili vazhdon me jetën e tij artistike. Nuk është se kam vënë re ndonjë ndryshim të madh me thënë të drejtën, gati-gati nuk më duket se jam shkëputur aq vite, por më duket sikur jam shkëputur 5 ditë, 6 ditë. Ëshë një spektakël, një program, ku njerëzit punojnë fort, ku ka një energji shumë të madhe në punë dhe ku i gjithë qëllimi e trupës është të nxjerrë në final një shfaqe që t’i shërbejë publikut, jo vetëm për argëtim, por edhe pse jo njerëzit të mësojnë dhe të edukohen nga ato problematika që ne zhvillojmë aty. Rikthimet janë gjithmonë të bukura, janë një hap më tej, janë gjithmonë një rifreskim i vetes, kështu që është bukur”, rrëfeu Romir Zalla.
/News31