Robin Krasniqi, i pari shqiptar që merr titullin ‘Kampion bote’ në boks

One
Telekom

Boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është shpallur mbrëmjen e djeshme kampion bote për titujt IBO dhe WBA. Kjo renditet si një nga arritjet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Krasniqi ka qenë në përballje me gjermanin Dominic Boesel në ringun e boksit. Në raundin e tretë, boksieri me origjinë vendase ka arritur të rrëzojë me Knock Out kolegun gjerman. Me anë të kësaj fitoreje, Krasniqi u bë i pari shqiptar që mban titullin ‘Kampion Bote’ në boks. Mbështetjen më të madhe Krasniqi e ka marrë nga ish-e dashura e tij, Heidi Lushtaku. “Jepi kampion”, ka shkruar modelja, ndërsa ka postuar momentin e Knock Out-it.

Facile
Facile
My Dental

Emri i boksierit është cituar kudo në mediat e huaja mbi suksesin e mbrëmshëm. Vetë Krasniqi pritet të japë një prononcim lidhur me fitoren dhe titullin kampion. /News31