Roberti tha se nuk ishin ndarë asnjëherë, reagon Nora dhe vendos ‘pikat mbi i’



Prej disa ditësh, në mediat rozë po flitet për një ribashkim të mundshëm mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës.





Ata u fotografuan së bashku në aeroportin e Prishtinës, dhe kaluan pushimet në Turqi së bashku me vajzën e tyre, Reene. Madje vetë Roberti, duket se i “hodhi benzinë zjarrit”. Në një intervistë në ATV, i pyetur nëse mund të ketë ribashkim, ai tha: “Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, duke i habitur të gjithë me përgjigjen.






Mirëpo, Nora më në fund ka qartësuar gjithçka. Në një Instastory, ajo shprehet se do të vazhdojë të kalojë kohë me Robertin për hir të Renees, por marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar.

“E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj çdo ndarje kur femijët jane ne me , lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet )….. Une do vazhdoj të kaloj kohe me babin e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshu asgjë përveç një miqesie korrekte…”, shkruan Nora ndër të tjerash.

Çifti ka qenë plot 13 vite bashkë, deri në vitin 2019, kur dhanë lajmin e ndarjes. Megjithatë, ata kanë ruajtur raporte të mira dhe e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e reja që ka lançuar secili.