Rikthehet karantina në Francë, Emanuel Macron shpall gjendjen e emergjencës

One
Telekom

Franca është në rrugën e rikthimit të karantinës, për shkak të shifrave alarmante nga koronavirusi javët e fundit. Presidenti Emmanuel Macron, pasi shpalli gjendjen e emergjencës  njoftoi mbrëmjen e djeshme se njerëzit do duhet të qëndrojnë brenda shtëpive nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

Izolimin brenda këtij orari do ta zbatojnë qytetarët e Paris-it dhe të tetë qyteteve të tjera, në mënyrë që të vihet në kontroll përhapja e shpejtë e koronavirusit. Në një intervistë televizive, Macron njoftoi se duke filluar nga e shtuna, Policia franceze do të jetë e gjitha në gatishmëri, për të vendosur rregullimin dhe zbatimin e izolimit të pjesshëm, të paktën për 4 javët në vazhdim.

Facile
Facile
My Dental

Autoritetet shëndetësore franceze atje kanë bërë me dije se për herë të parë që nga 25 qershori, janë më shumë se 9,100 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Deri tani në Francë janë regjistruar 820 mijë raste pozitive me koronavirus, ndërsa 33 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit të rëndë.

Masa strikte mbyllje kanë vendosur edhe Mbretëria e Bashkuar e Çekia, ndërkohë që në disa vende të Evropës janë shënuar numra rekord të infektuarish.

/News31