Rezultatet sipas Exit Poll-eve, kush i fiton zgjedhjet në rang kombëtar
Ndërkohë që votimi konsiderohet zyrtarisht i mbyllur, Top Channel, Syri.net, Euronews dhe Ora News kanë publikuar rezultatet e Exit Poll-eve të tyre në bashkëpunim me kompanitë përkatëse. Sipas TCH, PS fiton në rang kombëtar, sipas Syri.net opozita me 73 mandate, sipas Ora News, Partia Socialiste del fituese e asaj të fundit PD del forcë e parë.
Më poshtë paraqiten me detaje rezultatet e tyre:
Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate.
Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.Dimitris Mavros, përfaqësues i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës.“Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh z. Mavros.
Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll vijon si më poshtë:
PS – nga 67-71 mandate
PD – 61-65 mandate
LSI 6-8 mandate
Patia Social-Demokrate – 1-2 mandate
Kompania Ubo Consulting dhe SYRI TV ka zhvilluar një Exit Poll në Shqipëri, në lidhje me zgjedhjet që sapo u mbyllën.
Më poshtë rezultatet:
Besueshmëria është 95%, me një marzh gabim prej 1 %.Gadishmëria e njerëzve për tu përgjigjur ka qenë e madhe. Mbi 77 % e personave kanë pranuar të përgjigjen.Kemi përzgjedhur 1 nga 3 personat që kanë dalë nga qendrat e votimit.
PS: 44. 2 – 65 Mandate
PD: 40.4 – 63 mandate
LSI: 9.3 – 10 mandate
PSD- 2 Mandate
Nga rezultatet e Exit Poll të Ora News del se PD është forcë e parë ndërkohë që PS renditet me 45%.
Exit Poll i Parë: PD merr Tiranën
Keto janë të dhënat për 80% të shqitarëve që po votojnë. Mungojne votimet e 2- 3 oreve te fundit.
PS 41-45%
PD 44-48%
LSI 4-8%
PSD 1.5-3.5%
Nisma 0.5-2.5%
Të tjerë 0.2%
Ndërkohë që pas pak ky televizion pritet të nxjerrë edhe Exit Poll II.