Rezart Veleshnja shpërthen ndaj Agron Llakajt: "Arjan Konomi nuk është gay, edhe ne dimë ca gjëra për ty!"
Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja ka reaguar ditën e sotme ashpër ndaj Agron Llakajt teksa ishte i ftuar në "Shqipëria Live". Ai e akuzoi atë se ka diskriminuar dhe ka quajtur "gay" opinionistin e programit të “Përputhen”, Arjan Konomi, duke shtuar se Llakaj dhe aktorët e tjerë në “Vizion Plus” kanë imituar programin “Përputhen” në emisionin e tyre të humorit. Më tej, Rezarti u shpreh se kur gjërat shkojnë në këtë pikë, i bie që janë marrë shumë personale, madje shtoi se edhe ata dinë gjëra për Llakajn, por nuk ia thonë në atë formë.
“Imitohet Përputhen në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arian Konomi “Pusho ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqenëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arjan Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.
Kujtojmë se në emisionin “Al Pazar”, prej disa kohësh është shtuar një skeç i ri me emrin "Për'pulqen" që imiton “Përputhen” dhe në një njërin prej tyre Agron Llakaj i është drejtuar aktorit që luante personazhin e Arjan Konomit me fjalën “pederast”.
https://youtu.be/5MnsK4DHwkA
/News31