Rezart Veleshnja arrin suksesin e karrierës, Luana i bën dedikimin e veçantë



Dita e sotme është tejet e veçantë për aktorin e dashur Rezart Veleshnja. Ai ka festuar në ambientet e “Top Channel” 100 karakteret në emisionin e humorit “Portokalli”. Duke e cilësuar si një prej arritjeve më të mëdhaja në karrierë, Rezarti ka mbledhur rreth vetes kolegët dhe bashkëpunëtorët e këtyre viteve për ta bërë edhe më të veçantë këtë ditë.





“Faleminderit trupa më e mirë e shkolles Portokalli! Faleminderi Mami dhe Babi im se prej jush Sot festova 100 karakteret e mia ne portokalli karaktiri i 100 eshte kete te diele në Portokalli i them shkolle sepse te gjithe pasi ikin e falenderojne per mesimet qe i dha per rrugetimin e tyre ne jet! flm trupa e baletit! flm katershes se mrekullueshme flm Binaj Zalla Cela, Caci dhe padiskutim Denisa Haxhiaj!”, ka shkruar ai krahas videos.






Mes shumë miqve të dashur, Luana nuk ka mundur të jetë afër aktorit. Megjithatë,  moderatorja i bëri një urim publik nëpërmjet një videoje në InstaStory.

“Si thoni ta urojmë pak Rezin të gjithë publikisht për 100 karakteret që i ka arritur sot, një ndër aktorët më të mirë shqiptarë. Ti e di sa shumë të vlerësoj unë ty edhe pse nuk isha te festa jote sot”, është shprehur Luana.