Revolta në Rinas, lirohet ish-drejtori i Aviacionit Civil
Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, është lënë i lirë pas 6 orësh në komisariat. Shoqërimi i tij në Policinë e Tiranës u bë mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, në kuadër të revoltës në aeroportin "Nënë Tereza", ku kontrollorët pezulluan punë e tyre, gjë që çoi në anulimin e të gjithë fluturimeve.
Petrit Sulaj kishte në Whatsapp komunikim me përgjegjësen e tunit, Flora Fezga dhe kontrollorin, Muhin Mezini.Përpara oficerëve të policisë gjyqësore ai ka thënë se ka qenë kundër bojkotit dhe ka mohuar ndikimin në vendimmarrjen e tyre për bojkot të punës.
Prokuroria e Tiranës vijon hetimet dhe në policinë e Tiranës pritet të ketë shoqërime të tjera, të personave që kanë pasur kontakte me të ndaluarit ditët e fundit.
Pjesa më e madhe e kontrollorëve që u shoqëruan, kanë dorëzuar pranë AlbControl kërkesat për rikthimin në pune, pra në detyrën e kontrollorëve të trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit.