RENEA ekzekuton 71-vjeçarin në Elbasan, hapi zjarr ndaj policisë dhe qëndroi prej 5 orësh i ngujuar në shtëpi
71-vjeçari Lefter Zhidru, i cili u ngujua për 5 orë në shtëpinë e tij në Elbasan, pasi shkëmbeu zjarr me policinë dhe plagosi dy kalimtarë, është ekzekutuar nga forcat RENEA. I moshuari mbajti për disa orë në ankth forcat policore dhe lagjen "11 Nëntori" në Elbasan, teksa kërcënonte me kallashnikov nga banesa e tij.
Ai nuk pranonte të dorëzohej dhe qëlloi me breshëri plumbash policinë më shumë se një herë. Sipas "Balkanweb" RENEA ka përdorur thuajse gjithë mënyrat e mundshme për të neutralizuar Lefter Zhidrun, por në fund efektivët nuk patën tjetër mundësi veçse ekzekutimit me plumb.
Në momentin e ndërhyrjes u përdor gaz lotsjellës, teksa më parë u tentuan negociatat por i moshuar nuk pranoi të bisedonte. Në momentin që ai tentoi të hapte sërish zjarr ndaj efektivëve u ekzekutua.
/News31