Reagimi i nënës së Cristiano Ronaldos pas golit të tij me Manchester United bëhet viral në rrjet



Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United mund të cilësohet pa frikë si “rikthim ëndrrash”. Tifozët e “djajve të kuq” kishin ditë që prisnin me eufori të madhe debutimin e dytë të CR7 me fanellën e United. Ai filloi nga minuta e parë kundër New Castle dhe nuk zhgënjeu por shënoi 2 gola. Portugezi gjeti rrjetën në minutën e 47 vetëm disa sekonda para përfundimit të pjesës së parë dhe më pas sërish në minutën e 62. Ndeshja përfundoi në rezultatin 4-1 pas golave të Fernandez dhe Lingard. E sigurisht tifozët e United nuk mund të ishin më të gëzuar teksa Ronaldo u shpall “Lojtari i ndeshjes”.





 






 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)

Figura të rëndësishme ishin në shkallët e “Old Traford” ditën e djeshme, mes të cilëve Sir Alex Ferguson apo pronarët e klubit, të cilët u shfaqën në stadium pas 2 vitesh. Sigurisht, nuk munguan as familjarët e Ronaldos. Nëna e tij Maria Dolores dos Santos Aveiro ishte në tribunë për të ndjekur djalin e saj të luante për klubin i cili e bëri një super yll. Ajo është emocionuar shumë nga ndeshja e të birit. Madje nuk mund t’i mbante lotët, teksa Ronaldo shënoi golin e parë. Reagimi i saj nuk u ka shpëtuar as fotografëve e tashmë fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)

/News31