GOSS-BIZ 30 Nëntor 2021, 16:07

Reagimi i Fifi ishte ai që patëm të gjithë pasi kryeministri Rama publikoi këngën e saj

Në mediat sociale ditën e sotme ka qenë kryefjalë një video e postuar në Instagram nga kryeministri Edi Rama. Në të paraqiten disa pamje magjike nga Valbona, mirëpo përveç pamjeve vëmendjen e mori fakti që videon ai e ka shoqëruar me këngën më të fundit të Fifit, "Diell". Pas videoja u bë virale ka ardhur edhe reagimi i Fifit që e ka ripostuar në Instastory, shoqëruar me disa ‘emoji’. Këngëtarja ka treguar se ka mbetur pa fjalë. “Pa fjalë”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se është shumë e surprizuar, ashtu si të gjithë ne.     Për këtë video ka reaguar edhe producenti Flori Mumajesi, i cili i ka ftuar të gjithë ta shijojnë, pasi nuk ka lidhje me politikën. Ai ka rishpërndarë videon në profilin e tij në Instagram ku shkruan: "Bllok e ka kush fillon e shperthen ne komente pa lidhje ne profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Ketu nuk jemi ne forume politike te asnje partie dhe te asnje programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht kengen".  
/News31