Vrasja e afro-amerikanes nga policia, qyteti i Louisville do t’i paguajë familjes së saj 12 milionë dollarë

Qyteti amerikan i Louisville, Kentucky, ka pranuar t’i paguajë 12 milionë dollarë familjes së Breonna Taylor, vajzës afro-amerikane që u qëllua për vdekje në banesën e saj 6 muaj më parë, gjatë një operacioni policor. Ky operacion ishte i befasishëm, pra pa paralajmërim dhe u bë për të arrestuar disa të dyshuar për trafik droge. Megjithatë bastistja nuk u ekzekutua sipas rregullave nga ana e forcave të rendit.

One
Telekom

Familja e Breonna Taylor ka bërë një padi civile ndaj qytetit të Louisville, për vrasje të gabuar, ndërkohë që qyteti ka rënë dakord që që bëjë një pagesë prej 12 milionë dollarësh dhe padia të tërhqiet. Pavarësisht kësaj hetuesit federalë dhe ata të shtetit të Kentucky vazhdojnë të hetojnë rrethanat e vdekjes së 26-vjeçares Taylor, për të vendosur nëse duhet të ngrihen akuza penale ndaj tre policëve të përfshirë në incident. Njëri nga tre oficerët që qëlluan në drejtim të afro-amerikanes, e cila punonte si infermiere në spital, tashmë është shkarkuar nga departamenti i policisë së qytetit. Ai e ka apeluar këtë vendim.

Rasti i Taylor është shumë i diskutuar dhe ka tërhequr vëmendje kombëtare në SHBA, por edhe ndërkombëtare. Vrasja e saj është bërë pjesë e lëvzijeve të qytetarëve ndaj institucioneve policore në Amerikë, të cilat akuzohen për racizëm dhe dhunë ndaj pakicave. Kujtojmë se pak muaj më parë atje shpërthyen në të gjithë vendin protesta, disa prej tyre të dhunshme, pasi afro-amerikani George Floyd ndërroi jetë gjatë arrestimt në Mineapolis të Minesota-s. Gjatë protestave dhe marshimeve për Floyd, po ashtu është përmendur edhe emri i Breonna Taylor, ndërkohë që parrulla “Justice for Breonna”, pra “Drejtësi për Breonna-n” është një nga më të përmendurat, në rrugë, rrjetet sociale apo edhe në shumë veshje të ndryshme.

Facile
Facile
My Dental

I fundit që kërkoi drejtësi për vdekjen e saj është ylli i “Formula One”, Lewis Hamilton, fundjavën e kaluar, pas mbarimit të një gare,

Si pjesë e marrëveshjes së arritur, qyteti jo vetm që do të paguajë shumën e madhe ndaj familjes, por zyrtarët e Louisville-it ranë dakord për miratimin e disa reformave të ndryshme policore, një përpjekje për të parandaluar përsëritjen e rrethanave që çuan në vdekjen e afro-amerikanes Taylor. Madje ky qytetet tashmë ka miratuar një ligj me emrin e Taylor, ku propozhet ndalimi i përdorimit të fletëarresteve pa trokitje, të cilat policia shpesh i përdor në rastet e hetimeve të rëndësishme, nga frika se provat mund të shkatërrohen nëse ata njoftojnë mbërritjen e tyre.

Kryebashkiaku i Louisville, Greg Fischer, shkarkoi pak kohë më parë ish-shefin e policisë Steve Conrad dhe javën e kaluar emëroi në këtë pozicion, Yvette Gentry, gruaja e parë afro-amerikane që udhëheq një forcë me rreth 1,200 policë. Lonita Baker, një avokate e familjes Taylor, tha se ata do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe federalë për të hetuar çështjen e vajzës së tyre dhe për të paraqitur prova para një jurie të madhe, me shpresën se ndaj policëve të përfshirë do të ngrihen akuza kriminale.

Breonna Taylor dhe i dashuri i saj, Kenneth Walker, u zgjuan mbrëmjen e incidentit nga policia, të cilët pretendojnë se njoftuan për praninë e tyre jashtë apartamentit përpara se të futeshin brenda. Walker nga ana tjetër thotë se ata nuk e kishin dëgjuar policinë. Ky i fundit, duke pasur liçencë për armëmbajtje, ka dëshmuar se qëlloi një herë në drejtim të oficerëve të policisë duke menduar se ata ishin hajdutë. Hetuesit thonë se policia u kundërpërgjigj duke e qëlluar Breonna Taylor disa herë.

Fletëarresti që çoi në vdekjen e 26-vjecares ishte një nga 5 fletëarrestet e lëshuara në kuadër të një hetimit të trafikut të drogës ndaj ish-të dashurit të saj, Jamarcus Glover, i cili tani gjendet i arrestuar. Policia nuk gjeti drogë në banesën e Taylor.

/News31