Rama reagon pas dëshmisë së Manjola Cakonit: “Nuk u kthej dot ata që kanë humbur, por do i kthej me kushte që nuk i kishin parë ndonjëherë”

One
Telekom

Pak ditë më parë, Manjoca Cakoni dhe djali i saj Alesio, të cilët humbën pjestarët e familjes dhe shtëpinë nga tërmeti i nëntorit të kaluar, dhanë një intervistë ku shpreheshin se qeveria i kishte harruar dhe se nuk mund të jetonin me fotot që djali ka bërë me Cristiano Ronaldo-n. Sot Partia Demokratike publikoi një tjetër dëshmi të Manjolës, ku ajo tregonte se pas intervistës televizive, stafi i kryeminsitrisë e kishte marrë në telefonn dhe i kishin thënë: “Trup të ketë Manjola!”

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar disa minuta më parë lidhur me këtë dëshmi të Cakonit. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”  kreu i qeverisë tha se i vetmi koment që mund të bëhet lidhur me këtë çështje është ai mbi faktet. Duke sulmuar PD-në, që sipas tij nuk lë rast fatkeqësie pa përdorur, Rama u shpreh se familjet e goditura nga tërmeti i nëntorit nuk i ka braktisur.

Facile
Facile
My Dental

Thjesht jam shumë i keqardhur me hijen në politikën në tërësi dhe me hijen në politikën në PD në veçanti, që nuk lë rast fatkeqësie pa përdorur, duke manipuluar ndjenja njerëzore. I vetmi koment që mund të bëhet lidhur me cështjen, mund të bëhen mbi faktet. Kush do faktet le t’i shohë. Unë jo vetëm nuk kam braktisur asnjë familje, por nëse ata që humbën nuk ua kthej dot, unë të gjitha këta njerëz do t’i kthej në një jetë të re në kushte që as i kishin as nuk do t’i kishin patur nëse fatkeqësia nuk do t’ju kishte ardhur”- tha Rama ndër të tjera.

/News31