GOSS-BIZ 5 Shtator 2020, 14:51
Versioni real i "Wakanda"-s, Akon do të ndërtojë qytetin modern në Senegal që kushton 6 miliardë dollarë
NEWS-31
Sipas website-t zyrtar të këtij projekti, qyteti do të përdorë energjimë diellore, do të ketë sistem modern shëndetësie, zyra, shtëpi luksoze, qendra tregtare, qiellgërvishtëse dhe qendra turistike, të gjitha "eco friendly". Do të jetë vetëm 5 minuta larg aeroportit të Senegalit. Këngëtarit i është dhuruar një hapsirë prej 2000 hektarësh nga Presidenti i Senegal-t, Macky Sall, për të ndërtuar qytetin. Akon gjithashtu ka bërë me dije se ka mbeldhur një pjesë të 6 miliardë dollarëve që duhen për ta bërë këtë projekt ambicioz realitet, nëpërmjet disa investitorëve. Fillimisht ideja e tij u bë publike në vitin 2018, pikërisht në kohën kur të gjithë u njohën me "Wakanda"-n, shtetin e zhvilluar afrikan të portretizuar tek “Black Panther”. Plani për qytetin modern është që të përdorë vetëm monedha digjitale, më saktë monedhën e vet digjitale që do të quhet “Akon”. Duke qenë se në vendet afrikane njerëzit i besojnë më shumë kompanive celulare se sa këmbimit valutor të parave, ai do ta lidhë këtë monedhë digjitale me smartphone-at e tyre, në mënyrë që të jetë më e sigurtë. Sipas këngëtarit kjo do të bëjë të mundur që qytetarët atje të mos varen shumë nga qeveria, por ta kontrollojnë vetë pasurinë e tyre dhe të marrin vetë vendime financiare. Afrikanët kanë nevojë për pavarësi dhe t’i marrësh vetë vendimet financiare është një pjesë shumë e rëndësishme e ksaj. Kjo do të bëjë që edhe korrupsioni të ulet ndjeshëm. Gjithsesi ideja është kritikuar nga disa ekspertë, duke qenë se kontinetit afrikan është i varfër dhe shumca e njerëzve nuk mund ta përballojnë blerjen e një smartphone-i.As @Akon promotes his $6 billion plan for "Akon City" on the coast of Senegal, he says he's "honored" to have his vision for the project compared to "Black Panther's" futuristic country of Wakanda. pic.twitter.com/9iY0p2BrA5
— AP Entertainment (@APEntertainment) September 3, 2020
Akon ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Senegal, ndërkohë që shkoi në SHBA, New Jersey, në moshën 7-vjeçare. Një nga arsyet përse do ta ndërtojë qytetin futurist është që të krijojë mundësi punësimi për të gjithë afrikanët që ndodhen në Amerikë dhe përballen me diskriminim. Ai do që t’i motivojë ata të kthehen në shtëpinë e tyre, të kenë një mundësi zgjedhje dhe jo të përballen me diskriminimin dhe racizmin çdo ditë. Gjithashtu ai do që ta kthejë Senegalin në shtetin ku të gjithë vizitorët nga Evropa apo SHBA do të ndalojnë nëse vizitojnë kontinetin afrikan. Për momentin Senegali dhe shumë vende të tjera përreth po vuajnë pasojat ekonomike të pandemisë së Covid-19 dhe gjenden në vështirësi. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Akon investon në Afrikë. Gjatë viteve të shkuara, artisti ka çuar projekte të mëdha atje, përmendim këtu “Akon Lighting Afrika”, një partneritet me Bankën Botërore që bën të mundur elektrifikimin me anë të energjisë diellore për 600 milionë afrikanë. Për momentin ky projekt funksionon në 25 shtete të kontinentit. /News31 Burimi: CNN#Akoncity pic.twitter.com/OX9ktv3VMc
— AKON (@Akon) August 12, 2020