Qytetarët në Tiranë dalin në protestë në mbështetje të Palestinës: "Na fal që nuk të përgjigjemi dot!"
Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë protestuan pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin. Mes të pranishmëve në shesh kishte dhe shumë shtetas palestinezë që jetojnë në vendin tonë.
“Na fal Palestinë që nuk të përgjigjemi dot” ishte thirrja që dominoi protestën. Po ashtu, parullat e tjera ishin “Stop gjenocidit! Lironi Palestinën! Jam Palestina a po më dëgjoni? Shqipëria qëndron pranë Palestinës”.
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani janë shkaktuar 140 viktima dhe 950 të plagosur. Ditën e sotme është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza, teksa ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar ka nga ky shpërthim. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për t'i dëbuar.
/News31