Qeveria u hoqi pasaportat diplomatike, reagon De Biazi: Mos doni t’ju kthej edhe “Urdhrin e Skënderbeut”?!



Xhani De Biazi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të djeshëm të qeverisë për të dorëzuar pasaportën diplomatike brenda datës 1 qershor.Në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Panorama”, ish-trajneri i Kombëtares është shprehur se kërkesa e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme i duket e çuditshme dhe absurde.


“Më duket absurde. Pasaporta ime diplomatike skadon në vitin 2026, pse duhet ta dorëzoj 5 vite më parë?”, shprehet italiani.

De Biazi thotë se ai nuk ka bërë kurrë asnjë shkelje e nuk ja e ka njollosur kurrë imazhin e Shqipërisë diku, përkundrazi ka punuar mirë për sa kohë ishte aty dhe ka folur vetëm mirë për vendin tonë sa herë që i është dhënë rasti.

Ish-trajneri theksoi se nëse i vjen zyrtarisht njoftimi do kërkojë shpjegime patjetër, pasi lajmin e mori vetëm nga mediat.

“I bie që duhet të kthej mbrapsht edhe titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” që më është dhënë nga Presidenti i Republikës asokohe? Më thoni pak, a ka kuptim kjo…?” thotë De Biazi, i cili si trajner i Shqipërisë në “Euro 2016”,pas kualifikimit historik, u pajis bashkë me skuadrën me pasaportë diplomatike.

Intervista e plotë për Gazetën Panorama:

http://www.panorama.com.al/ekskluzive-qeveria-u-hoqi-pasaportat-diplomatike-de-biazi-mos-doni-tju-kthej-dhe-urdhrin-e-skenderbeut/