Qëllohet për vdekje i riu në Elbasan, plagoset edhe bashkëshortja e tij
Duket se vendi ynë nuk do gjejë qetësi. Pas një sërë ngjarjesh të rënda një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Everest Çeka është qëlluar për vdekje brenda makinës së tij, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ku viktima po qarkullonte me makinë bashkë me bashkëshorten e tij. Papritur, mjetit tip “Opel” i është prerë rruga dhe ndaj tij është qëlluar me breshëri me armë zjarri. Sakaq, edhe bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për në spital, teksa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Everesti është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.
Në 24 orët e fundit disa ngjarje të rënda kanë tronditur vendin që nga vrasja e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme, vrasja në Vlorë e Bledar Birçaj, duke u pasuar dhe me aksidente të rënda si ai i minatorëve në Bulqizë dhe aksidenti me pasojë vdekjen e Fatmir Avdillari, 45 vjeç, i cili konsiderohet si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës.
/News31