Rikthimi i masave izoluese, punëtorët e bizneseve protestojnë në Katalonjë

One
Telekom

Shumë shtete të Evropës dhe jo vetëm duket se po përballen me valën e dytë të Covid-19, teksa ditët e fundit është vënë re një rritje rekord e numrit të infeksioneve, po ashtu edhe një rritje në numrin e viktimave. Kjo gjë i ka detyruar disa prej shteteve, ose të paktën disa prej qyteteve apo rajoneve brenda shteteve europiane, të kthejnë masat izoluese. Disa prej tyre të plota dhe disa kanë vendosur një karantinë të pjesshme.

Masat kufizuese gjithsesi janë kundërshtuar nga shumë qytetarë, të cilët i druhen pasojave në ekonomi, duke parë shi shkoi situata gjatë muajve të pranverës ku pothuajse të gjitha bizneset u mbyllën. Në rajonin e Katalonjës në Spanjë,  rreth 1,000 të rinj, të punësuar në biznese të ndryshme, protestuan kundër mbylljes 15 ditore të bareve dhe restoranteve. Vendimi për mbylljen e bareve dhe restoranteve u mor pak ditë më parë si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe do të qëndrojë në fuqi të paktën deri në 30 tetor. Banorë e zonës dhe turistët kanë të drejtë të marrin shërbimin vetëm me anë të shërbimit “delivery”, ndërkohë që me orar të kufizuar do të jenë edhe palestrat dhe dyqanet.

Facile
Facile
My Dental

Shoqata e mikpritjes “Fecasarm”, pjesë e rëndësishme e turizmit në Katalonjë, tha se nga mbyllja do të preken rreth 30,000 institucione në të gjithë rajonin dhe humbja ekonomike pritet të shkojë deri në 1 miliardë dollarë. Të rinjë e pranishëm në protestë u shprehën:

“Kemi duruar shumë muajt e kaluar dhe kjo ishte vërtetë goditja e fundit për ne.”- ndërkohë që shumë prej tyre mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Të rinjtë kanë të drejtë të punojnë”. apo “Punëtorët e shërbimeve specie në zhdukje”.

Protesta u vendos para selisë së qeverisë vendore në Katalonjë, në sheshin Sant Jaume, ku u bllokua edhe trafiku. Protestuesit thonë se nëse nuk do të kenë mbështetje nga qeveria në këtë kohë, atëherë gjysma e restoranteve mund të falimentojë deri në fund të vitit. Katalonja është rajoni i dytë më i prekur nga Covid-19 pas Madridit., me më shumë se 22 mjë raste në 14 ditët e fundit. Edhe pse famtirësisht numri i viktimave nuk ka qenë i lartë sa në Prill, ka pasur një rritje në personat që janë shtruar në spitale dhe ata që janë në gjendje të rëndë.

/News31

Burimi: Reuters