GOSS-BIZ 17 Tetor 2021, 19:06

Publikoi video me këngën e Dua Lipës, serbët ‘masakrojnë’ me komente tenisten

Publikoi video me këngën e Dua Lipës, serbët
Edhe pse është viti 2021, e thuhet se muzika nuk njeh kombësi e supozohet të bashkojë, jo të përçajë, kjo nuk ndodh në Serbi! Ish-tenistja serbe, Ana Ivanoviç është përballur me kritika të shumta nga bashkëatdhetarët e saj.  Shkak u bë një video që ajo publikoi vetëm dy ditë më parë në Instagram, ku në sfond dëgjohet kënga “Levitating” , një nga më të njohurat e artistes me origjinë shqiptare, Dua Lipës. Ata kanë vërshuar në komente duke i kujtuar faktin se Dua mbështet Shqipërinë e Madhe. “Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”, janë disa nga komentet që kanë lënë ndjekësit e saj serbë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ana Ivanović (@anaivanovic)

Në fakt, këto raste janë të përsëritura. Kujtojmë që në muajin shtator, një ‘billboard’ i gjigantit “Puma” në dyqanet e Serbisë, ku shfaqej Dua me produktet e tyre, ka shkaktuar polemika, e më pas kompania vendosi ta largonte prej aty. Kujtojmë se Dua u përfshi në debatin e madh që u shkaktua për faktin se Apple e përfshinte Kosovën si pjesë të Serbisë. Asokohe u ndërmor një peticion, të cilin e firmosi dhe këngëtarja me famë botërore, duke kërkuar përcaktimin e saktë të kufijve të Kosovës si një shtet i pavarur. /News31