Publikohet videoja, Loredana për herë të parë me një këngë në shqip



Prej gati 3 vitesh Loredana po bën namin në tregun muzikor europian, sidomos në Zvicër e Gjermani.Ajo arriti brenda një kohe të shkurtër të kthehej në reperen e preferuar të qindra mijëra njerëzve. Ndonëse gëzon shumë popullaritet në Kosovë e Shqipëri, ajo nuk ka publikuar asnjë këngë në shqip. Mirëpo, momenti i shumëpritur nga fansat e saj ka ardhur sepse Loredana do publikojë së shpejti një këngë në shqip.


Ditën e sotme reperja ka publikuar në Instagram një video të shkurtër nga projekti i ri muzikor, ku shihet duke kënduar në një studio muzikore. “Nëse don ajde me mu!”- thuhet në këngë, për të cilën ende nuk ka detaje. Ajo ka bashkëpunuar me Mozzik, por pjesa në shqip këndohej vetëm prej tij andaj fansat mezi po presin ta dëgjojnë Lorin duke repuar në gjuhën e saj amtare.

Artistja nuk ka publikuar ende asnjë projekt të ri gjatë 2021. Kënga e saj e fundit është “Kein Hunger”, të cilën e publikoi në dhjetor të vitit të shkuar në bashkëpunim me Ufo361. Mediat kanë raportuar se ajo dhe Mozzik po punojnë për një album por nuk ka ende asnjë konfirmim prej tyre.

/News31