LIFESTYLE 5 Tetor 2021, 15:12

Publikohet traileri i "House of the Dragon", seriali i origjinës së “Game of Thrones”

Publikohet traileri i "House of the Dragon", seriali i origjinës

"HBO Max" ka publikuar trailerin për "House of the Dragon". Seriali përbëhet prej 10 episodesh dhe është konfirmuar se transmetimi do të nisë në vitin 2022. Videoja, e cila përmban fragmente të shkurtra dhe të ndryshme të serialit, mbulohet nga zëri i Daemon Targaryen, i cili thotë: "Zotat, mbretërit, zjarri dhe gjaku. Ëndërrat nuk na bënë neve mbretër - dragoi na bëri."

https://youtu.be/fNwwt25mheo

Lajmi për serialin u dha në 26 Prill. Ai bazohet në librin e George R.R. Martin "Fire & Blood".

"House of the Dragon” zhvendos ngjarjet rreth 200 vite para “Game of Thrones” dhe mes yjeve që luajnë në këto seri është edhe Olivia Cooke. Pjesë e kastit ëshstë edhe aktorja 18-vjeçare Emily Carey dhe Milly Alcook, 20 vjeç, që do të luajë princeshën Rhanyra Targaryen. Olivia Cooke është në rolin e Mbretëreshës së Westeros.

Seriali portretizon luftën për fronin e shpatave mes paraardhësve të Daenerys Targaryen dhe Aegon II dhe një luftë civile mes dy dragonjëve.

/News31