Publikohen rastet e reja dhe jetët e humbura në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot janë kryer 2956 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë, 20 raste më shumë se dje. Ndërkohë që 4 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.
Statistika (11 Maj 2021)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 1020
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,956
Raste pozitive 131,803
Raste të shëruara 119,061
Raste Aktive 10,322
Humbje jete 2,420
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8545
Shkodër 301
Fier 246
Korçë 215
Gjirokastër 228
Durrës 158
Vlorë 178
Elbasan 132
Lezhë 102
Berat 91
Dibër 70
Kukës 56