Publikohen pamjet nga super baby shower i Genta Ismajlit



Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Genta Ismajli konfirmoi lajmin se ajo dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta po bëhen prindër për herë të parë. Dyshja vendosi që këtë ta bëjë përmes një video tejet të veçantë dhe artistike, ku shfaqeshin me veshje elegante, teksa ndodhen në një makinë klasike, për të arritur më pas në destinacionin e tyre ku këngëtarja zbulon barkun e rrumbullakosur në një fustan të zi dhe shumë class.





 






 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli)

Ndërkohë, në media është raportuar se ata janë në pritje të binjakëve, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe një djalë. Vetë çifti deri tani nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me gjininë. Sigurisht këto kohë Genta është fokusuar në jetën private duke e shijuar çdo momente me partnerin e saj dhe kjo ka bërë që ajo të qëndrojë larg angazhimeve profesionale.

Dhe një nga gjërat më të bukura të shtatzënisë është edhe organizimi i baby shower-it. Genta është shumë hermetike, por ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar dy foto nga festa e bukur. Bie në sy që festa karakterizohet nga ngjyrat e vjeshtës, teksa po ashtu Genta ka publikuar edhe një foto të tortës që është e bardhë. “Oh baby” shkruhet diku në xham teksa deri tani nuk janë publikuar foto të tjera.

Kuriozë jemi të shohim edhe Gentën dhe look-un e saj në këtë ditë të veçantë që me siguri do na e zbulojë në vijim.

/News31