Publikohen pamjet nga ngjarja në Astir, djali i vendosi zjarrin shtëpisë dhe shikon i qetë nga ballkoni



Arjan Ahmetaj, nga shërbimi zjarrfikës në Tiranë, ka konfirmuar se zjarri në Astir ka qenë i qëllimshëm. Nga kqyrja paraprake ai tregon për mediat se, sipas tij zjarri është vendosur nga djali. Por nuk dihet ende mënyra sesi ka ndodhur. Këtë detaj do ta zbulojë ekspertiza që do të bëhet në vendin e ngjarjes.





Ndërkohë Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit kur 36-vjeçari i vendosi flakën apartamentit. Sikur duket edhe nga videoja, djali pasi i vuri zjarrin shtëpisë ka dalë në ballkon dhe shikon si e përpinë flakët dritaren dhe gjithçka që kishte brenda.






 

Fqinjët u shprehën se e ëma Hava Osmenaj nuk pranoi që të zbriste nga kati i tretë pa marrë djalin, i cili nuk dilte se kishte frikë policinë. Por të dy mbetën brenda duke u bllokuar nga flakët dhe në fund u detyruan të hidheshin nga kati i tretë për të shpëtuar.

Si pasojë e plagëve, e moshuara ndërroi jetë në spital, ndërsa djali është në gjendje të rëndë. Ai dyshohet se vuan nga problemet mendore.

/News31