Publikohen fotot nga festa private e ditëlindjes së vajzës së Gigi dhe Zayn! E pranishme edhe Dua Lipa



Baby Khai është tashmë 1 vjeç! Vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik festoi ditëlindjen e saj të parë gjatë fundjavës-dhe familja e tyre publikoi foto të papublikuara më parë në rrjetet sociale. Prindërit e Gigit, Mohamed dhe Yolanda Hadid, si dhe motra Bella, uruan mbesën e tyre duke e quajtur atë “dhuratën më të madhe me të cilën familja jonë është bekuar ndonjëherë”. Ndërkohë vetë çifti Zayn dhe Gigi i kursyen urimet në rrjetet sociale duke qenë si gjithnjë shumë hermetikë.





 






 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Çifti ka organizuar një festë me familjarët e tyre në New York City, dhe ndonëse vetë nuk duan të ekspozohen “kanë lejuar” familjarët e tyre të ndajë disa foto nga festa private. Motra e Gigit, Alana postoi foto të rralla të Zayn, Khai dhe Gigi së bashku në festë. Po ashtu, ajo na tregoi edhe disa detaje mbi zbukurimet e ambientit. Bella ndau një foto të saj dhe Khai gjithashtu në Instastory të saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mohamedhadid. (@mohamedhadid)

E pranishme në festë ishte edhe Dua Lipa së bashku me të dashurin Anwar, vëllai i Gigi dhe Bella. Marielle Hadid ndau një foto në Instastory me çiftin teksa Dua uroi Khain në rrjetet sociale. Ajo ndau një foto me të në Instagram duke shkruar “Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli perfekt Khai!”

Gigi, Zayn dhe familjet e tyre kanë mbuluar gjithnjë me emoji fytyrën e Khai për të ruajtur privatësinë e saj. Gigi shkroi në një letër të hapur për fotografët, shtypin dhe fansat në korrik duke u shprehur se “dëshira jonë është që ajo të mund të zgjedhë nëse do të jetë person publik kur të arrijë moshën dhe të jetojë sa më normalisht fëmijërinë e saj.”

/News31