Pse seriali “The Crown” nuk e shfaqi dasmën e Charles dhe Diana?

Ka pasur shumë dasma mbretërore përgjatë viteve, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por asnjëra nuk mund të krahasohet me atë të Princeshë Diana-s dhe Princit Charles. Dasma e tyre u pa në të gjithë botën nga 750 milionë njerëz, përfshirë 2 milionë që dolën në rrugët e Londrës për të festuar. Padyshim një nga ngjarjet më ikonike të historisë mbretërore. E megjithatë, ky event është lënë jashtë serialit më të famshëm të momentit, “The Crown”, i cili në sezonin e 4 tregon edhe për martesën e Charles dhe Diana.

E vërteta është që shfaqja televizive e shfaq Princeshë Diana-n me fustani e bardhë të martesës dhe meqë ra fjala. kostumografët kanë bërë një punë të mrekullueshme për të rikrijuar origjinalin.

My Dental

Po ashtu tregojnë edhe moment nga prova që Charles dhe partnerja realizuan, e megjithatë episodi i dasmës mbaroi…pa një dasëm. Dhe ka një arsye për këtë. Nëse jeni duke i shkruar një mesazh gjithë inat Netflix-it duhet të ndaloni.

Arsyeja se përse dasma nuk u shfaq është shumë e thjeshtë në fakt. Pasi nuk kishte kuptim ta rikrijoje ceremoninë ikonike kur e kanë parë të gjithë. Më shumë për këtë ka folur aktorja Emma Corrin, e cila në serial luan pikërisht Diana-n.

Ne nuk i rikrijojmë gjërat në serial vetëm sepse duhet. Nëse e shfaqin një skenë, si për shembull skena e fejesës, kur ata jain lajmin e martesës, është pasi lidhet me atë që personazhet kanë qenë duke përjetuar në atë moment. Duhet të jetë pjesë e historisë në mënyrë që edhe ngjarja të bëhet më interesante. Skena e dasmës, mund të shohësh në Youtube për 10 sekonda nëse do, kështu që besoj se nuk kishte kuptim që ta bënim.”- thotë aktorja.

Ndërkohë aktori Josh O’Connor, që luan Princin Charles po ashtu e mbështeti këtë mendim:

Producentëve nuk i intereson që t’ju tregojnë dasmën sepse siç thotë Emma, mund ta shihni në Youtube. Ngjarjet historike janë të rëndësishme që audienca ta dijë se në çfarë momenti jemi. Ata do të vendosin zgjedhjet e Thatcher për t’i treguar ndjekësve: Jemi në këtë moment të historisë, në vend që të vendosin në ekran 20 dhejtor 1981 ose data të tjera. Më interesantja është se Diana dhe Charles në ditën e dasmës kanë mendimet dhe shqetësimet e tyre, por në dasëm ti nuk e sheh këtë, ndërsa prapa dyerve, tek provat, kemi më shumë hapsirë për të fantazuar dhe krijuar.”

Është dhe një çështje tjetër, që seriali “The Crown” është për Mbretëreshën dhe për të treguar si po e përjeton ajo dasmën, kështu që duhet të jenë të fokusuar tek ajo.

E nëse jeni ndjekës të serialit dhe u zhgënjyet nga ky moment, ja ku e keni dasmën, shijojeni:

/News31