NEWS 24 Prill 2021, 14:25
"Pse nuk po gjen një nuse?" Bearti e ka një përgjigje për ndjekësin
NEWS-31
Beart Rexhepi është një nga personazhet më të përfolur që ka marrë pjesë në "Për'puthen". Edhe pas telenovelës me Tea Trifonin, i riu nga Kosova vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut.
Ish-konkurrenti ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Një prej tyre e ka pyetur troç "Pse nuk po gjen një nuse?".
Dhe Bearti nuk ka nguruar t'i përgjigjet.
"Po pres të më gjejë ajo mua," shkruan ai.
Kujtojmë se ndarja me Tean bëri bujë të madhe në mediat rozë, sidomos pasi ish-çifti dha variantet e tyre në aplikacionin me pagesë të "Për'puthen".