Pse ndryshoi mendim Rezart Veleshnja për Altin Bashën? Sot e quan hajdut, 4 vite më parë: Ai më bëri ky që jam sot



Pak ditë më parë, Rezart Veleshnja “thumboi” ashpër Altin Bashën, duke thënë se programi i ri i humorit nën regjinë e tij, “Kosherja” në Abc News është një “hiç” dhe e akuzoi atë për vjedhje të skeçeve të Portokalli. Aktori theksoi se Basha zhgenjeu totalisht, e se nëse vazhdon ashtu do ta heqin nga puna.Por çfarë thoshte Veleshnja për regjizorin e njohur 4 vite më parë?!





Sipas një statusi të tij në Facebook në vitin 2017 të zbardhur nga “Newsbomb”, Rezarti falenderon Altin Bashën që e bëri ai që është.






“Një falenderim shkon për Altin (Bishën) që më bëri ky që jam,” shprehej dikur Veleshnja.

Çfarë ndodhi me raportin e Veleshnjes dhe Bashës? Ashtu siç tregon dhe një intervistë e tij para 2 vitesh për Albanian Free Press, Rezarti shpreh vetëm mirënjohje për Altinin dhe kujton kohët se si e rekrutoi ai në Portokalli.

Sot e quan hajdut dhe njeri pa vlerë, ja çfarë shkruante 4 vite më parë Rezart Veleshnja për Altin Bashën: Ai më bëri ky që jam sot
https://albanianfreepress.al//news/2019/01/rezart-veleshnja-ne-shqiperi-ste-prek-njeri-per-fjale-por-vetem-per-leke-128870/