Provimet e Maturës, ministrja Kushi tregon si janë organizuar tezat



Për të dytin vit radhazi maturantët mbyllin ciklin e studimeve të mesme në kushte pandemie. E teksa datat e Provimeve të Maturës po afrojnë, ajo që i mund më shumë ata është hartimi i tezës, nisur kjo nga kushtet e vështira në të cilat është realizuar mësimi. Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrnetet sociale se ka zhvilluar një bashkëbisedimin me maturantë të ndryshëm, rreth organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi “online” dhe më pas ai i alternuar.






Ajo bën me dije se është bërë shumë kujdes përsa i përket konceptimit të testeve duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë.

Postimi i Evis Kushit:

Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me maturantë të ndryshëm nga kryeqyteti diskutuam rreth procesit të organizimit të Maturës Shtetërore 2021 dhe vështirësive që ka sjellë pandemia e COVID-19, mësimi “online” dhe më pas ai i alternuar.

Si #MASR jemi plotësisht të vetëdijshëm dhe të ndjeshëm ndaj këtij shqetësimi, për ta reflektuar atë në procesin e hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve të Maturës Shtetërore 2021.





Duke marrë në konsideratë se në programin orientues të testeve përfshihen edhe tema, të cilat janë zhvilluar në kushtet e mësimit “online”, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka treguar shumë kujdes në vlerësimin e atyre aftësive që lidhen me njohuri dhe koncepte që nxënësit i kanë marrë në mënyrë të vijueshme ndër vite, duke shmangur temat që janë prekur për herë të parë gjatë momenteve kritike të pandemisë. Suksese të gjithë maturantëve!”

/News31