Protesta e punonjësve të Albcontrol, anulohen të gjitha fluturimet në Rinas



Të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit janë anuluar deri ditën e nesërme, në orën 10:00.Pezullimi i fluturimeve ka ardhur pasi ministrja e Infrastrukurës, Belinda Balluku nuk arriti një marrëveshje me kontrollorët, të cilët kanë hyrë sot në grevë për disa kërkesa që ia kanë parashtruar vetë ministres.Në kullë nuk ka asnjë kontrollor dhe kjo ka bërë që fluturimet të anulohen.


Ndërkohë tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Kjo situatë vjen pas revoltës së punonjësve të kompanisë AlbControl, që është në funksion të aeroportit.Punonjësit kanë dalë në protestë për shkak se janë paguar vetëm 72% të pagave, ndërsa kërkojnë respektimin e kodit të punës, kushte që zbatoheshin edhe para pandemisë.

Kërkesat e tyre:
Rikthim i kolegëve në punë;
Shfuqizim i vendimeve të bordit;
Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Edhe vizita e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit, për të rënë dakord në një pikë të përbashkët, ishte pa rezultat.
Ndërprerja e punës preku dy fluturime, atë të “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, ku “Aegean Airline” u detyrua të rikthehej sërish në Athinë.