Propozim në sy të “të gjithëve”, Adriana Matoshi dhe futbollisti 21 vjeçar drejt altarit



Adriana Matoshi bëri publike vitin e kaluar lidhjen e saj me futbollistin 20 vite më të ri, Keith Groeneveld. Dhe duket se gjërat mes çiftit po ecin në drejtimin e duhur dhe me ritme të shpejta.Aktoren kosovare dhe futbollistin 21 vjeçar do e shohim shumë shpejt drejt altarit. Keith i ka bërë 41 vjeçares një propozim për martesë në sy të “të gjithëve”.


Sigurisht, kur themi para të gjithëve nënkuptojmë Instagramin. Adriana ka publikuar një foto të saj në Instagram ku shkruante: “Në një foto disa më shkruajtën ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj”.

E duket se gjithë këtë sqarim të negativitetit që e kishte rrethuar kohët e fundit Matoshin, Keith e largoi me një koment të vetëm në postim, një “emoji” me unazë martese.

Këtij propozimi romantik që askush nuk e priste aktorja i është përgjigjur me një “Po”, pra shumë shpejt në showbizin shqiptar do të kemi një çift të ri të sapomartuarish.